Të enjten (26 shtator) Filarmonia Maqedonase do të udhëtojë në Dubrovnik me koncert në skenën e Knezhev Dvor.
Soliste do të jetë violinistja kroate Jana Kariman, koncert-master e Orkestrës Simfonike të Dubrovnikut, ndërsa orkestra do të drejtohet nga dirigjenti Bojan Canev.
Në program janë “Suita Mesdhetare” nga baleti “Llegenda e Dubrovnikut” e Lubomir Brangjolica, Koncerti për violinë dhe orkestër në A major i Mozartit dhe Simfonia nr. 5 në B flat major nga Franz Schubert.
Koncerti i Filarmonisë së Maqedonisë në Dubrovnik realizohet në kuadër të programit vjetor të institucionit, i mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit.