Në organizim të Shoqatës për subkulturë PP „Xhez Festival” nga e enjtja deri të dielën (25-27 gusht) në skenën verore të Qendrës së Kulturës „Marko Cepenkov”do të mbahet edicioni i 11-të i festivalit „Xhez vikendi në Prilep” në Prilep.( Prilep Jazz Weekend).
Festivali xhez në Prilep do të ofrojë edhe një herë një program të shkëlqyer me disa koncerte dhe performanca. Festivalin do ta hapë treshja eksperimentale xhez-fjuzhën nga Shkupi „3JECT”, e ndjekur nga mysafirët nga Bullgaria „Metamorfoza”, të udhëhequr nga Rosen Zahariev, një nga trumpetistët më të mirë në Evropë.
Festivali mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Komuna e Prilepit.