Nga 3 deri më 6 tetor në Muzeun e Artit Bashkëkohor – Shkup do të mbahet Festivali katërditor i Performancës.
“MAB – Shkup Festivali i performancës 2024”, i cili përmban dy programe, është ngjarje që organizohet në nivel vjetor, duke mundësuar eksperimentimin dhe ndarjen e praktikës artistike të banorëve dhe artistëve nga rajoni, BE dhe skenat ndërkombëtare. Programi kryesor është ngjarje treditore e titulluar “Trashëgimet dhe trupat (pas)jugosllave: performanca, kritika dhe utopia” e drejtuar nga Biljana Tanurovska-Qullavkovski dhe Sllavço Dimitrov, e cila përbëhet nga projeksione, ligjërata dhe performanca.
Një program shtesë është programi i partnerëve, i cili rezulton nga rezidencat, aktivitetet mësimore dhe kërkimore në partneritet me Fondacionin “Art Explora” (Francë/Shqipëri) dhe programin e tij të rezidencës “Villa 31” në Tiranë si dhe nga bashkëpunimi me alumni nga Shkolla Kombëtare e Artit në Paris-Sergis (ENSAPC) dhe artistë bashkëpunëtorë të Iniciativës së Historisë Verbale të Prishtinës (OHI).
Festivali është kapitulli i dytë i programit evropian “Kultura EU Ballkan (2022 – 2024)”, i cili synon të inkurajojë shkëmbimin e artistëve, studiuesve dhe aktorëve kulturorë midis Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian dhe të promovojë përhapjen e praktikave dhe kërkimit të tyre.
Hyrja është falas.