Nga data 17 deri më 21 korrik në katër lokacione në Ohër do të mbahet edicioni i shtatë i Festivalit të filmit të ri evropian Beach film festival Ohër 2024. Edicioni i sivjetshëm ofron program të pasur me shfaqje filmash, punëtori edukative dhe shfaqje muzikore në katër lokacione në Ohër, përkatësisht plazhi Sllavia, anija Armada, plazhi Saraishte dhe Qendra rinore e Ohrit.
Festivali do të hapet me filmin “Gjallë e shëndosh” (Forever hold your peace) kurse në programin kryesor do të shfaqen edhe gjashtë filma të tjerë të metrazhit të gjatë evropian Rodeo, Summer to come, Afire, Milk, Some birds dhe Pelican.
Përveç programit kryesor, në festival do të shfaqen edhe 14 filma me metrazh të shkurtër, duke përfshirë filma nga prodhimi vendas, filma të Ana Jakimoska, Eleonora Veninova, Jane Spasiq dhe Dimitar Banov ndërsa programi muzikor do të sigurohet nga grupet Sioto Jazz dhe Harakiri, DJs Baila , Dj MarTian dhe dyshja muzikore SIZ.
Juria prej katër anëtarë këtë vit do të ndajë çmimet “Golem Bran” për filmin më të mirë artistik dhe çmimin “Stefan Sidovski – Sido” për interpretimin më të mirë të aktrimit. Është formuar edhe një juri prej tre anëtarëve për të dhënë çmimin “Mal bran” për filmin më të mirë të shkurtër.
Festivali, i cili vit pas viti bëhet një markë e njohur e sezonit veror në Ohër, fillon me një tjetër lloj programi – filma për vizitorët më të vegjël dhe më të dashurit e tyre, të cilët do të shfaqen në plazhin e qytetit Saraishte, ku çdo ditë nga 17 – 21 korrik duke filluar nga ora 20:00 do të ketë shfaqje të filmave për fëmijë kurse hyrja në to do të jetë falas.