Festival Ndërkombëtar i Klarinetës „Clarifest – Shkup 2025“

од admin_kult

Shoqata për Kulturë dhe Art „Artistiko“ – Shkup, nga sot deri më 6 prill, organizon edicionin e 7-të të Festivalit Ndërkombëtar të Klarinetës „Clarifest – Shkup 2025“.


Festivali do të hapet këtë mbrëmje në orën 18:00 në QKI – Shkup (Salloni 19.19) me koncert të studentëve dhe nxënësve nga shkollat dhe fakultetet  e muzikës në vend.


Festivali do të përfshijë seminare dhe koncerte për klarinetë, ndërsa mysafirë këtë vit do të jenë profesorët dhe solistët ndërkombëtarë të klarinetës Nikolaj Fafr nga Gjermania dhe Gabor Varga nga Hungaria. Me ta do të zhvillohen seminare dyditore për klarinetë, të cilat do të jenë të hapura për të gjithë.


Të dielën, më 6 prill, festivali do të mbyllet me koncert ode ku do të performojnë solistë nga Gjermania dhe Hungaria, me shoqërim pianoje nga pianisja maqedonase Elena Atanasovska-Ivanovska. Koncerti përfundimtar do të mbahet në QKI – Shkup (Salloni 19.19) në orën 20:00.
Hyrja për të dy koncertet është falas.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе