Ambasada e Italisë dhe ITA Shkup, në bashkëpunim me Galerinë nacionale të Republikës së Maqedonisë së Veriut, organizojnë festën e Ditës së dizajnit italian 2024.
Në kuadër të programit treditor, sot në galerinë Çifte Hamam do të hapet ekspozita “Carisimo Pinocchio”, e cila mund të vizitohet në dy javët e ardhshme, deri më 28 mars.
Galeria nacionale njofton se në ambientet e Çifte Hamamit do të prezantohet ekspozitë me rastin e 140-vjetorit të botimit të parë të librit “Aventurat e Pinokut – Historia e kukullës” të Carlo Collodi, libri italian më i përkthyer në botë. Në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë, ekspozita e Muzeut të Dizajnit “ADI” nga Milano do të prezantojë para audiencës maqedonase projektin e dizajnit “Pinoku më i dashur, stilistë dhe grafikë italianë ridizajnojnë kukullën më të famshme në botë”, me kurator Giulio Jachetti.
Në hapjen e ekspozitës do të drejtohen ambasadori i Republikës së Italisë Andrea Silvestri, drejtoresha e Galerisë Dita Starova- Qerimi dhe bashkëkuratori dhe dizajneri Luca Mandonini.