Në kuadër të edicionit jubilar të 45-të të manifestimit “Vera e Shkupit”, në mbrëmje në “Suli Han” do të mbahet koncerti i Rinisë muzikore të Maqedonisë në bashkëpunim me Rininë muzikore ndërkombëtare (Jeunesses Musicales International), e cila do të jetë koncerti final i kampit “Etno Maqedonia” 24”.
– “Etno” është program i Rinisë ndërkombëtare të muzikës (JM International) për muzikë popullore, botërore dhe tradicionale, i dedikuar për muzikantë të rinj të moshës 18 deri në 30 vjeç. Programi zbatohet në 45 shtete të botës dhe ka për qëllim ringjalljen dhe mbajtjen gjallë të trashëgimisë kulturore globale, duke i angazhuar të rinjtë përmes kampeve muzikore ndërkombëtare vjetore, informojnë nga Drejtoria e kulturë dhe artit- Shkup.