Është shpallur Konkursi për financimin e projekteve me interes nacional në kulturë, që do të nxisin zhvillimin e industrive kreative

од admin_kult

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov, sot në konferencë për media ka njoftuar se është shpallur konkursi i ri për financimin e projekteve për zhvillimin e industrive kreative.

Ai tha se konkursi është një nga hapat për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm të industrive kreative kure mjetet do të drejtohen në projekte për krijimin ose përmirësimin e aktiviteteve kulturore të rëndësishme për komunitetin dhe pasurimin e skenës kulturore lokale përmes zgjidhjeve inovative dhe kreative.

“Me Konkursin që e shpallëm sot do të ofrojmë mbështetje financiare për projekte që do të stimulojnë zhvillimin e industrive kreative, duke krijuar mundësi të reja për ndërmarrësit, artistët e rinj dhe ekipet kreative. Kjo do të mundësojë më shumë punësim, do të rrisë konkurrencën e industrive tona kreative në tregun global dhe do të zhvillojë turizmin kulturor”, tha ministri Llutkov.

Ai ka kujtuar se në periudhën 2013-2017, Ministria e Kulturës ka shpallur pesë konkurse vjetore për financimin e projekteve në fushën e industrisë kreative, me rreth 270 projekte që kanë marrë mbështetje financiare.

“Fatkeqësisht, që nga viti 2018, Qeveria e mëparshme dhe Ministria e Kulturës kanë margjinalizuar plotësisht aktivitetet për promovimin dhe mbështetjen e industrive kreative, të cilat, si një nga sektorët më dinamikë dhe me rritje më të shpejtë në ekonominë globale, kanë potencial të madh për të ndikuar në rritjen ekonomike, përfshirjen sociale dhe zhvillimin e diversitetit kulturor”, tha Llutkov.

Për këto arsye, është angazhimi im, shtoi ministri, që të vazhdoj të investoj në mbështetjen e inovacionit, krijimtarisë dhe shprehjeve artistike, si dhe krijimin e platformave për brezat e rinj të artistëve, stilistëve, producentëve dhe të gjithë profesionistëve të tjerë kreativ.

Ai u bëri thirrje krijuesve dhe organizatave që të aplikojnë dhe të shfrytëzojnë mundësinë për të realizuar idetë dhe projektet e tyre.

“Shoqëria jonë ka potencial të madh dhe së bashku mund të kontribuojmë në përmirësimin e progresit kulturor, ekonomik dhe turistik që na nevojitet. Ministria e Kulturës dhe Turizmit do të vazhdojë të punojë për të mbështetur projektet që afirmojnë kulturën dhe krijojnë vlera të reja në shoqëri”, tha Llutkov.

Në faqen e Ministrisë është shpallur konkursi për financimin e projekteve për zhvillimin e industrive kreative.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе