Ministria e Kulturës dhe Turizmit informon se është shpallur Konkursi për pjesëmarrje në financimin e projekteve të subjekteve juridike nga Republika e Maqedonisë së Veriut në projekte evropiane të mbështetura nga nënprogrami “Kultura” i Evropës Kreative 2021 – 2027 i Bashkimit Evropian për vitin 2025.
Konkursi ka për qëllim zhvillimin e sektorit kulturor dhe kreativ, promovimin e shumëllojshmërisë së shprehjeve kulturore dhe afirmimin e kulturës maqedonase përtej kufijve të vendit tonë përmes forcimit të bashkëpunimit kulturor evropian dhe realizimit të aktiviteteve kulturore në vend dhe jashtë kufijve të tij.
Të drejtë pjesëmarrjeje në konkurs kanë këto persona juridikë: institucionet kulturore (kombëtare, lokale ose private), shoqatat, sindikatat, shoqëritë tregtare, ndërmarrjet individuale dhe personat e tjerë juridikë të regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut për kryerjen e veprimtarive në fushën e kulturës në përputhje me ligjin.
Kriteret dhe masat për vlerësimin e aktiviteteve të projekteve në projektet evropiane i përmban aplikacioni, i cili është pjesë përbërëse e Konkursit dhe i cili është i publikuar në ueb faqen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit www.kultura.gov.mk, ndërsa personat juridikë që janë anëtarë të rrjeteve evropiane të mbështetura nga nënprogrami “Kultura 2021 – 2027” plotësojnë fletëparaqitje të veçantë i cili është gjithashtu pjesë përbërëse e konkursit.
Fletëparaqitjet dorëzohen në Ministri me postë (rruga “Gjuro Gjakoviq” 61, 1000 Shkup) me datën e vulës postare, ose personalisht në zyrën e Ministrisë gjatë periudhës së konkursit.
Konkursi do të zgjasë deri më 21 shkurt 2025, ora 12:00.
Fletëparaqitjet që s’janë në kohë gjegjësisht të dorëzuara pas afatit të caktuar në Konkurs, që nuk plotësojnë kërkesat e përcaktuara në Konkurs dhe që nuk janë plotësuar plotësisht dhe në mënyrë të duhur, nuk do të merren parasysh. Dokumentet dhe materialet e paraqitura me fletëparaqitjen e Konkursit, nuk do të kthehen.
Aplikantët do të njoftohen për rezultatet e Konkursit në përputhje me Ligjin për Kulturë, ndërsa rezultatet do të publikohen edhe në ueb faqen e Ministrisë.
Për zbatimin e projektit të pranuar, Ministria do të lidhë marrëveshje me pjesëmarrësin që ka marrë mbështetje në Konkurs, e cila do të përcaktojë kushtet dhe detyrimet për përdorimin e mjeteve.