Komisioni për çmimin “Vëllezërit Milladinovci” përcaktoi listën e përbashkët prej pesë librash, nga të cilët do të zgjidhet fituesi i çmimit.
Anëtarët e komisionit, sipas Rregullores për çmimin “Vëllezërit Milladinovci”, punuan në dy faza individuale dhe të përbashkët. Në fazën individuale, secili anëtar i komisionit punoi në mënyrë të pavarur, pa i njohur anëtarët tjerë, dhe përpiloi listën e tij të ngushtë prej pesë librash, të cilët i renditi nga vendi i parë në të pestë.
Pasi zgjedhjet individuale të secilit anëtar të komisionit janë dorëzuar drejtorisë së INM “Mbrëmjet Strugane të Poezisë”, është thirrur një mbledhje e përbashkët në të cilën anëtarët e komisionit fillojnë të punojnë së bashku për të përcaktuar zgjedhjen e përbashkët të pesë librave sipas numrit të votave që kanë marrë librat individualë gjatë përzgjedhjeve individuale të komisionit dhe sipas votës së shumicës.
Ne bazë të zgjedhjeve individuale, u bë përzgjedhje e përbashkët e pesë titujve. Renditja e librave në përzgjedhjen e përbashkët nuk pasqyron një favorizim të titujve por bëhet sipas alfabetit, sipas mbiemrave të autorëve. Janë përzgjedhur pesë librat e mëposhtëm:
1. Bashevski Dimitar – “Ditë, vite”, Sllovo
2. Kocev Josip – “Dy dete”, Antollog
3. Mihailova Boshnakoska Gordana – “Mjalti dhe rinia”, Makavej
4. Trajkovski Dejan – “Këngë filmike”, Bata Pres Milenium
5. Qulavkova Katica – “Në majë të gjuhës”, Ars Libris.
Fituesi i çmimit “Vëllezërit Milladinovci” për librin më të mirë me poezi ndërmjet dy edicioneve të festivalit, i botuar në gjuhën maqedonase, i ndarë nga INM “Mbrëmjet Strugane të Poezisë” do të shpallet më 28.07.2023, (të premten) në konferencë për shtyp me fillim nga ora 10:00 në BNU “Shën Klimenti i Ohrit” – Shkup. Anëtarët e komisionit do të marrin pjesë në konferencën për shtyp dhe do të ftohen edhe autorët e përzgjedhur në listën e ngushtë.