Nga 5 deri më 8 maj në Çalakli në Valandovë është mbajtur festivali tradicional i festave pranverore „Hid Bah Shen Fest”, të cilat janë pjesë e listës përfaqësuese të UNESKO për trashëgiminë kulturore jomateriale të njerëzimit.
— Festivali u mbajt me rastin e festës X’derelez, dhe morën morën pjesë shoqëri kulturore artistike nga vendi ynë dhe nga Evropa, duke prezantuar veçoritë e tyre kulturore dhe autoktone, njoftuan organizatorët. Ky festival, siç theksojnë ata, organizohet që të prezantohen veçantitë përpara botës dhe për të simbolizuar multikulturalizmin si vlerë.