Është hapur thirrja për “Rrjetet europiane të organizatave kulturore dhe kreative” në kuadër të programit “Europa kreative – nënprogrami Kultura”, me afat për dorëzimin e aplikimeve deri më 7 mars 2024 (deri në orën 17:00 sipas kohës së Europës së mesme)

од admin_kult

Mbështetja e aksionit “Rrjetet europiane të organizatave kulturore dhe kreative” synon të forcojë kapacitetet e sektorëve kulturorë dhe kreativ europianë, për t’u përballur me sfidat e përbashkëta si: zhvillimi i talenteve, inovacioni, progresi dhe krijimi i vendeve të punës dhe rritjes.

Thirrja do të mbështesë projekte të zbatuara nga rrjete me përfaqësim të lartë të organizatave kulturore europiane, të bazuara në anëtarësimin në shumë vende, duke mbuluar perimetër të gjerë të vendeve pjesëmarrëse të “Europës kreative”. Rrjetet duhet të kenë mision të përbashkët, rregulla menaxhimi dhe të drejtat dhe obligimet e anëtarëve, siç thuhet formalisht (në “statutet”) dhe dakorduar nga anëtarët e tyre. Rrjetet duhet të përbëhen nga person juridik – koordinator dhe anëtarët e tij. Kjo kategori e projekteve nuk ka për qëllim mbështetjen e rrjeteve nga sektori audiovizual.

                Propozim-projektet duhet të demonstrojnë potencialin dhe vazhdimësinë në ndërtimin e politikave në fushën e veprimit të tyre. Për këtë, propozimet duhet t’i plotësojnë temat dhe prioritetet e mëposhtme dhe të strukturohen rreth pakove të punës:

Prioritetet konkrete

  • Artistët dhe profesionistët e kulturës: forcimi i sektorëve kulturorë dhe kreativë.
  • Kultura për njerëzit: përforcimi i pjesëmarrjes kulturore dhe roli i kulturës në shoqëri.
  • Kultura për planetin: çlirimi i fuqisë së kulturës.
  • Kultura për partneritete bashkëkreative: përforcimi i dimensionit kulturor të marrëdhënieve të jashtme të BE-së.
  • Kultura për transformim digjital: mbështetja e sektorëve kulturorë dhe kreativ europianë që plotësisht t’i shfrytëzojnë teknologjitë e reja për të përmirësuar konkurrencën e tyre.

Propozim-projektet duhet të jenë në koordinim me aktivitetet e vazhdueshme të financuara nga BE-ja dhe t’i shtjellojnë përpjekjet e mëparshme dhe të vazhdueshme, siç janë:

  • zbatimi i Planit vijues të punës për kulturën, siç shpjegohet në pjesën “prioritetet” më sipër;
  • rezultatet e bashkëpunimit të BE-së me shtetet-anëtare nëpërmjet Metodës së hapur të bashkëpunimit (MHB);
  • zërat e kulturës (dialog i strukturuar ndërmjet sektorëve kulturorë dhe kreativ në Bashkimin Europian dhe në Komisionin Europian);
  • komuniteti i njohurive dhe inovacionit të Institutit Europian të Inovacionit dhe Teknologjisë për Kulturë dhe Kreativitet për t’i transformuar sektorët dhe industritë kulturore dhe kreative në Europë.

Të gjitha propozimet duhet të paraqesin strategji solide dhe hollësi konkrete se si të zbatohet një ose më shumë nga prioritetet e mësipërme.

Propozimet duhet t’i marrin parasysh temat ndërsektoriale të programit për (i) përfshirjen dhe llojllojshmërinë, në veçanti baraspeshën gjinore, dhe (ii) gjelbërimin e “Europës kreative”.

Projektet duhet të përfshijnë aktivitete të përshtatshme për t’i përforcuar kapacitetet e organizatave dhe profesionistëve që veprojnë në sektorin kreativ dhe kulturor. Këto aktivitete duhet të dizajnohen në mënyrë specifike në pajtim me prioritetet e përzgjedhura të thirrjes. Aktivitetet duhet të jenë të llojllojshme: rrjetëzim, trajnime apo këshilla për profesionistë, që përfaqësojnë interesin e sektorëve për këto çështje, si dhe ofrojnë analiza dhe zhvillim të aktiviteteve, duhet të formulohen në kornizë solide strategjike dhe të strukturohen në pako pune. Çdo pako pune duhet të përshtatet me një nga prioritetet e thirrjes për të krijuar lidhje të qartë midis aktiviteteve të projektit të pakos së punës dhe prioritetit përkatës të thirrjes.

Aktivitetet duhet t’i kenë parasysh nevojat e anëtarëve të rrjetit dhe të lehtësojnë pjesëmarrjen e anëtarëve gjatë gjithë projektit. Për të maksimizuar ndikimin, propozim-projektet duhet të krijojnë koordinim dhe të nxitin dialogun, bashkëpunimin ose shkëmbimin, nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta me rrjete të tjera.

Ndikimi i pritur

                Me buxhet prej 37. 700. 000 eurosh për periudhën 2024-2027, pritet të mbështeten 30 projekte, që mbulojnë fusha të ndryshme të sektorit kulturor dhe kreativ.

Në kuptimin strategjik, rrjetet e përzgjedhura pritet të japin kontribut kolektiv në formësimin e politikave kulturore në Europë dhe të gjenerojnë njohuri të nevojshme për të përcaktuar dhe zbatuar politika kulturore efektive në pajtim me temat dhe prioritetet e kësaj thirrje. Projektet e mbështetura duhet të synojnë ndërtimin e një “rrjeti prej më shumë rrjeteve” që mund të ketë efekt strukturor në sektorët kulturorë dhe kreativ europianë. Ky efekt strukturor duhet të jetë i dukshëm për anëtarët e rrjetit dhe/ose për sektorët kulturorë dhe kreativ në tërësi dhe duhet të jetë proporcional me mjetet në dispozicion, të ndara në kuadër të thirrjes.

                Komisioni vlerësues do të sigurojë që përfaqësimi gjeografik të respektohet gjatë përzgjedhjes së propozim-projekteve të paraqitura, si dhe baraspesha ndërmjet fushave të ndryshme në sektorët kulturorë dhe kreativ.

Aplikimet dorëzohen në mënyrë elektronike, nëpërmjet portalit “Funding & tenders opportunity”, ku mund të gjeni më shumë informacion për këtë thirrje:

https://ec.europa.eu/info/funding-tenders/opportunities/portal/screen/opportunities/topic-details/crea-cult-2024-net?programmePeriod=2021%20-%202027&frameworkProgramme=43251814&pageNumber=2

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе