Mbrëmë në Vevçan është hapur për herë të 14-të festivali i kulturës popullore “Pobrazhenje”.
Festivalin e shpalli të hapur ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov, i cili duke i uruar mirëseardhjen të pranishmëve tha se ishte nder të hapet festivali, i cili është pjesë e rëndësishme e strukturës sonë kulturore, një ngjarje që ruan lidhjen e gjallë mes të shkuarës dhe të tashmes.
– Festivali tradicional “Pobrazhenje” është vend ku bashkohen brezat dhe ku kultura merr një dimension të ri përmes performancave dhe krijimtarisë së artistëve dhe interpretuesve nga disa vende. Ata do të na prezantojnë vlerat etno-korologjike, traditën folklorike, muzikën, këngën dhe gjithçka që është shenjë dalluese e vendit nga vijnë.
Llutkov shprehu kënaqësinë që Ministria e Kulturës dhe Turizmit është mbrojtës dhe mbështetës i këtij manifestimi kulturor, i cili në mënyrë të veçantë e pasuron jetën kulturore në Vevçan në këto ditë vere.
Festivali i organizuar nga shoqëria kulturore artistike “Drimcol” nga Vevçani, sonte vazhdon me paraqitjen e ansambleve folklorike nga Serbia, Sllovakia dhe Maqedonia.