Më 4 qershor 2025 (e mërkurë), duke filluar nga ora 19:00, në Muzeun e Qytetit të Shkupit do të mbahet hapja e ekspozitës së fotografive me titull “Jeta e përditshme”, organizuar nga Institucioni Kombëtar Qendra për Kulturë të Komunitetit Turk në Republikën e Maqedonisë së Veriut – Shkup.
Ekspozita do të paraqesë gjithsej 60 fotografi nga tre fotografë amatorë vendor, 20 vepra nga secili autor. Përmes këndvështrimit të autorëve, publiku do të ketë mundësinë të përjetojë bukurinë e momenteve të zakonshme të jetës së përditshme, të përcjella me ndershmëri dhe estetikë.
Ngjarja është e hapur për të gjithë dashamirët e fotografisë dhe kulturës.