Ekspozitë me rastin e 120 vjetorit të lindjes së Vangell Koxhoman

од admin_kult

Në organizim të Galerisë Kombëtare të Maqedonisë së Veriut në Hamamin e Daut Pashës në mbrëmje do të hapet ekspozita kushtuar doajenit të pikturës bashkëkohore maqedonase, Vangell Koxhoman. Ekspozita është me rastin e 120 vjetorit të lindjes së tij.

Vizitorët do të kenë mundësinë të kujtojnë jetën dhe veprën e tij, portretet dhe peizazhet e tij, ngjyrat dhe dritën e rajonit të tij të lindjes.

Koxhoman i përket gjeneratës së parë të artistëve të arsimuar akademik, së bashku me Dimitar Pandilov, Lazar Liçenoski dhe Nikolla Martinoski, dhe pak më vonë Vasilie Popoviq-Cico, Dimo ​​Todorovski, Tomo Vladimirski dhe Lubomir Belogaski, të cilët konsiderohen si themelues të artit modern maqedonas.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе