Në Galerinë kombëtare, objekti i Hamamit të Daut Pashës, më 5 shtator, me fillim nga ora 20:00, do të hapet ekspozita programore jubilare me rastin e 120 vjetorit nga lindja e Tomo Vlladimirskit.
Ekspozita përmban rreth 70 punime në teknikën e vajit në pëlhurë dhe dërrasës së fortë, të cilat janë pronë e familjes Vlladimirski, por edhe e një numri të madh të pronarëve privatë. Ekspozita është përgatitur nga këshilltarja kuratore Ana Frangovska dhe do të qëndrojë gjatë gjithë muajit.
Në ekspozitë, përveç veprave artistike, do të ekspozohet edhe material dokumentar, i cili do të prezantojë personalitetin dhe kuptimin e Vlladimirskit si dhe një projeksion të veprave të Vlladimirskit në realitet të shtuar gjegjësisht i animuar, i cili do t’i japë vetë projektit dimension multimedial dhe ndjesi të ndryshme.
Tomo Vlladimirski (1904 – 1971) është një nga themeluesit e modernizmit në artin maqedonas, si pjesë e gjeneratës së cilës i përkisnin Nikolla Martinoski, Llazar Liçenoski, Dimitar Pandilov-Avramovski, Dimo Todorovski, Vangel Koxhoman, e të tjerë.