Në sallën e ekspozitës së Qendrës së Kulturës „Beli Mugri” në Koçan sonte në ora 19:30 do të hapet ekspozita e dytë e pavarur e autores vendase Nada Xëmbova Doneva e titulluar „Besim, Shpresë, Dashuri”.
Ekspozita do të prezantojë rreth njëzet vepra të krijuara në dy vitet e fundit përmes të cilave Xëmbova Doneva, e cila është biologe e diplomuar dhe punon si mësuese lëndore në një shkollë fillore, shfaq krijimtarinë e saj të fokusuar në artin figurativ.
Hapjen e ekspozitës „Besim, Shpresë, Dashuri” është pjesë e programit vjetor të Qendrës së Kulturës nga Koçani, financuar nga Ministria e Kulturës.