Me rastin e 80 vjetorit të kodifikimit të gjuhës standarde maqedonase, në hollin e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare “Shën Klimenti i Ohrit”- Shkup është ngritur ekspozitë me koleksione të zgjedhura nga Biblioteka.
Koleksioni i ekspozuar daton nga viti 1875 deri në ditët e sotme.
Një mundësi e rrallë për të parë ekspozitë ekskluzive që prezanton pjesë të koleksionit të Librave të rrallë dhe të vjetër të shtypur, koleksionin e Botimeve të rralla seriale, koleksionin e ekzemplarëve arkivorë dhe një pjesë të koleksionit të përgjithshëm të Bibliotekës Kombëtare të Maqedonisë.
Mos e humbisni mundësinë për t’i parë në formën e tyre origjinale: rreth çështjeve maqedonase, trigjuhëshi, Serdari, Agimet e bardha, Abetarja e parë me Lexues, Gramatika e parë…
Mund ta shihni ekspozitën deri më 16 maj gjatë orarit të hapjes së Bibliotekës, hyrja është falas.