Në QIK të Maqedonisë në Zagreb dje në mbrëmje në prani të një publiku të madh u mbajtën dy manifestime kulturore dhe atë: hapja e ekspozitës “Prerje” nga artistët vizual Stefan Ançevski dhe Marjan Stojanoski dhe koncerti “Mbrëmja e veprave për flaut dhe piano nga kompozitorë maqedonas” të duetit të Odës “Miteva-Trbojeviq”.
Para fillimit të manifestimit, fjalën përshëndetëse e mbajti ambasadori i Republikës së Maqedonisë në Kroaci, Milaim Fetai, ndërsa prezantimin hyrës të programit e mbajti drejtoresha e QIK-ut së Maqedonisë në Zagreb, Mimi Gjorgoska-Ilievska.
Para të pranishmëve folën edhe artistet Natasha Trbojeviq dhe Zllatka Miteva, të cilat theksuan se programi i përbërë nga vepra të kompozitorëve maqedonas nga brezi i vjetër, si Zografski, Brangjolica, Meloti, deri te autorët më të rinj, si Gjumar dhe Velkovska-Trajanovska, është plot diversitet, në formë, karakter dhe mendim muzikor dhe kontribuon në kënaqësinë e plotë të audiencës.
Autorët e ekspozitës “Prerje”, nga ana tjetër, theksuan të pranishmit se ekspozita lidh dy artistë me shprehje të ndryshme artistike autonome dhe unike, të bashkuar përmes linjës si shtytës kryesor në rrëfimin kompozicional.