Në Qendrën Kulturore “Koço Racin” në Shkup është hapur ekspozita e bizhuterive të punuara me dorë nga Sonja Dragoljub-Gizdaviq. Ajo prezantohet me punime të bëra me rruaza në lëkurë.
Gizdaviq është gazetare shumëvjeçare gjatë në RTM dhe autore e filmave dokumentarë. Është autore e përmbledhjes me poezi “Dashuri në 7/3”. Ajo është angazhuar vazhdimisht në dizajnimin dhe prodhimin e bizhuterive të punuar me dorë që nga viti 1981.