Në objektin “Mala stanica” në Galerinë kombëtare, më 13 nëntor (e mërkurë) me fillim në ora 20:00 do të hapet ekspozita vjetore e anëtarëve të Shoqatës së Artistëve Figurativ të Maqedonisë (SHAFM).
Ekspozita vjetore e SHAFM-së paraqet prerje të produksionit të artit bashkëkohor të numrit më të madh të anëtarëve të SHAFM-së. Sipas SHAFM-së, qëllimi i ekspozitës është të tregojë stilet dhe teknikat aktuale të artit, si dhe t’u mundësojë të gjithë pjesëmarrësve, anëtarë të SHAFM-së, të perceptojnë qartë vendin e tyre në hapësirën artistike të vendit gjatë një periudhe njëvjeçare.