Në Muzeun e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbrëmje, me fillim nga ora 18:30 do të hapet ekspozita “Ura e Shën mërisë mes qiellit dhe tokës”.
Në kuadër të ekspozitës do të prezantohen ikona dhe afreske që janë pjesë e koleksioneve të pasura të Muzeut.
-Në një pjesë të koleksioneve të Muzeut gjenden ikona dhe kopje afreske nga i gjithë territori i Maqedonisë, të cilat paraqesin një pjesë të rëndësishme të pasurisë artistike. Ato nuk janë vetëm vepra arti, por edhe simbole shpirtërore që besimtarët përdorin për t’u lidhur me hyjnoren. Imazhi i Shën Mërisë, si mbrojtëse dhe nënë, ofron ngushëllim dhe shpresë, dhe kjo e bën atë një nga figurat më të zakonshme të artit të krishterë, theksojnë nga Muzeu.
Autorë të konceptit për ekspozitën janë kuratoret Marija Petkovska dhe mr.sc. Tatjana Trajkoviq.