Në Muzeun e Republikës së Maqedonisë së Veriut nesër (5 shtator) në ora 20:00 do të hapet ekspozita personale “Të zhvendosurit” e artistes Tanja Balaq.
Ekspozita, e cila do të hapet nga historiani dhe kritiku i artit Kirill Penushliski, përmban vepra të krijuara në periudhën 2020-2023.
Ekspozita e fundit “Të zhvendosurit” është një lloj plotësimi i ciklit të mëparshëm, paraqitje suptile në veprat e reja. Autori trajton edhe një herë temat e krizës së refugjatëve dhe emigrantëve, duke iu referuar retorikës ksenofobike të pranishme në shumë media të mëdha (mainstream). Në përpjekje për të krijuar pasqyrë gjithëpërfshirëse të këtij problemi global, ai ngre shumë pikëpyetje, por në të njëjtën kohë fton publikun në kërkim të përbashkët për zgjidhje të mundshme.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 15 shtator.