Në Muzeun e Artit Bashkëkohor– Shkup, më 5 shtator, me fillim nga ora 20:00 do të hapen ekspozita personale të dy artistëve të rinj, fitues të çmimit “Autori dhe vepra më e suksesshme” e ndarë në Bienalen e 14-të Ndërkombëtare të Artistëve të Rinj “Budenja”, 2023.
Serhat Emrullai (Maqedoni), i cili është fitues i Bienales për veprën “Mes” 2022 dhe Naxha Kraçunoviq (Serbi), fituese e Bienales për veprën “Hidra”, video-performancë, 2023, do të prezantojnë ekspozitë të pavarur.
“Hidra”, 2023, nga Naxha Kraçunoviq është video prezantim performues i një investigimi disamujor në fushën e zërit femëror personal, autentik, intim si rezistencë ndaj peizazhit patriarkal.
Instalacioni i artistit Serhat Emrullai “Mes”, 2022, trajton çështjen e kohës përmes tingullit të vazhdueshëm kakofon të rrotullimit të lugëve të çajit, ku e shkuara dhe e tashmja shënohen nga një pritje e vazhdueshme.
Kuratorë të ekspozitave janë Iva Dimovski, Bojana Janeva dhe Nikolla Uzunovski.