Në Muze-Galerinë e Kavadarit më 14 shkurt në ora 19:00 do të hapet ekspozita tradicionale e artit me titull “Ngjyrat e Shën Trifunit përmes pikturave të artistëve nga Maqedonia”.
Në kuadër të ekspozitës, vizitorët do të mund të shohin 76 piktura dhe gjashtë skulptura të 39 artistëve.
Disa nga emrat e pjesëmarrësve në ekspozitë janë Stefan Haxhi-Nikollov, Reshat Ameti, Millan Andov, Trajçe Çatmov, Sinisha Kashavelski, Mikica Trujkanoviq, Gorjan Gjorgiev, Vlladimir Temkov, Kasiopeja Naumovska, Tome Mishev etj.
Muze-Galeria Kavadar ekspozitën e realizoi në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit dhe Komunën e Kavadarit për nder të festës fetare “Shën Trifuni”.