Ekspozita “Nga familja te trashëgimia kulturore institucionale – Familja Shaban” e Muzeut të Luftës së Maqedonisë për Pavarësi do të jetë mysafire në Qendrën Kulturore dhe Informative Maqedonase në Stamboll, të premten, më 8 nëntor 2024.
Do të ekspozohen 15 panele ekspozuese, me tekste dhe fotografi të sendeve që i përkasin familjes Shaban, një donacion i vlefshëm për fondin e muzeut. Autore e ekspozitës është Elizabeta Markovska, kuratore etnologe, ndërsa bashkëpunëtore për realizimin e projektit janë Vasilia Çali, Ana Kitanoviq, Marija Korobar dhe Gabriela Boshkova Postolova.