“100 vjet nga lindja e Risto Llozanoskit” titullohet ekspozita retrospektive e njërit prej doajenëve të artit bashkëkohor maqedonas që do të hapet nesër në mbrëmje (26 dhjetor) në ora 19:00 në Hamamin e Daut Pashës në Shkup. Risto Llozanoski (1923 – 1965) është një nga artistët e mëdhenj që jetoi pak dhe la pas një vepër të madhe. Kuratore të ekspozitës janë Maja Çankullovska-Mihajllovska, kuratore e lartë dhe Maja Nedellkoska-Brzanova, kuratore-këshilltare në Galerinë Nacionale.
Ekspozita “100 vjet nga lindja e Risto Llozanoskit” në Hamamin e Daut Pashës do të qëndrojë e ekspozuar deri më 27 shkurt 2025.