Programi i larmishëm artistik dhe ekspozues i sivjetshëm i Muzeut të Artit Bashkëkohor – Shkup do të përmbyllet me ekspozitë tjetër mbresëlënëse ndërkombëtare, e cila do të hapet më 5 dhjetor, në ora 20:00.
Ekspozita “Lufta e shqisave/Lufta mbi shqisat” përfshin disa nga autorët dhe kolektivët artistikë më të njohur sot, fitues të çmimeve dhe mirënjohjeve të shumta, ndër të tjera edhe çmimin prestigjioz “Turner”.
Në ekspozitë do të prezantohen vepra të autorëve ndërkombëtarë dhe maqedonas si Llorens Abu Hamdan, Bejrut Urban Lab, Qendra për teknologji hapësinore, arkitekturë forenzike, Kumjana Novakova, në bashkëpunim me Metju Fuller, Macuko Jokoxhi dhe Graham Harvud nga kolektivi JoHa.
Kuratorë të ekspozitës janë Metju Fuller dhe Tihomir Topuzovski.