Ekspozita “Lojëra pa кufij” nga artistja dhe dizajnerja grafike Teuta Hoxha Imeri në QKI- Stamboll

од admin_kult

Të mërkurën, më 7 maj 2025, duke filluar nga ora 19:00, në ambientet e QKI Stamboll, do të hapet ekspozita “Lojëra pa kufij” nga artistja dhe dizajnerja grafike Teuta Hoxha Imeri. Eventi është pjesë e aktivitetit të rregullt programor të Qendrës, i dedikuar promovimit të skenës bashkëkohore të artit maqedonas para audiencës turke.

Ekspozita paraqet një eksplorim të pasur vizual të shprehjes abstrakte dhe teknikave grafike, ku përmes formave si rrethi, katrori dhe simboli X, autorja hap tema që lidhen me ekzistencën dhe spiritualitetin, duke vendosur rendin në kaos. Veprat janë realizuar në teknika si gdhendje e thatë, akuatinta dhe shtypje e lartë, me shtresëzim të theksuar emocional dhe simbolik.

Hoxha Imeri, puna e së cilës kombinon kreativitetin intuitiv me disiplinën e artit grafik, ofron rrëfim vizual në këtë ekspozitë që tejkalon mediumin dhe i fton vizitorët në reflektim të qetë të brendshëm.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе