Dje në mbrëmje në Galerinë e arteve në Kumanovë është hapur ekspozita “Përshtypjet intriguese – Koleksioni Enigma” nga Sinisha Kashavelski. Kashavelski ekspozon në Kumanovë pas një pauze 10-vjeçare, ekspozita e fundit personale ishte në vitin 2014.
“Ne po zgjedhim vepra retrospektive që tregojnë punën time kreative në 10 vitet e fundit. Në këtë mënyrë dua ta bëj të lumtur dhe t’ia shpërblej publikut vendas dhe në këtë mënyrë të shënoj 30 vjet nga puna ime aktive”, tha Kashavelski.
Sinisha Kashavelski është ndër dhjetë realistët më të mirë në botë dhe deri më tani ka ekspozuar në Francë, Gjermani, Itali, Spanjë, Nju Jork, Singapor, Pekin. Është fitues i çmimeve dhe mirënjohjeve në konkurse të shumta ndërkombëtare si “Salloni i Dimrit” në Paris, “Salloni i arteve vizuale” në të njëjtin qytet, “Çmimi “Marchionni” në Sardenjë, Itali, Çmimi i Madh i “Art Expo” në Venecia, “Jumbish World Art Competition” në Indi, në Romë dhe në Amerikë e shumë të tjera. Ai është edhe fitues i çmimit “Nëntor” të Kumanovës në vitin 2022.
Ekspozita organizohet nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe I.N Muzeu- Kumanovë.