Ekspozita “Maqedonia në botën e heraldikës” do të hapet në galerinë e arteve në Qendrën e Kulturës “Marko Cepenkov” në Prilep në mbrëmje (3 shtator) në ora 19:30.
Nga Qendra e Kulturës së Prilepit bëjnë të ditur se ekspozita përmban 35 panele të ndara në dy pjesë kurse në ekspozitë do të prezantohen mbi 70 stema nga shekulli XIV deri në XXI lidhur me Maqedoninë.
Autorë të ekspozitës janë Ivan Nacevski, nënkryetar dhe dr. Jovan Jonovski, kryetar i Shoqatës Heraldikale të Maqedonisë, ndërsa aranzhimi artistik është i Dimitrij Mihajllovskiz, nga e njëjta shoqëri, e cila është organi i vetëm profesional në heraldikë në vend. Promotor i ekspozitës është publicisti Stavre Xhikov.
Ekspozita me rastin e 8 shtatorit, Ditës së Pavarësisë dhe 10 Qershorit, Ditës Botërore të Heraldikës, realizohet nga I.N Qendra e Kulturës “Marko Cepenkov” dhe Shoqëria e Stemës së Maqedonisë.