Ekspozita e re e skulptorit Zharko Basheski me titull “Ecce Homo Macedonicus: mrekullia e tetë e botës” do të hapet sonte në ora 20:00 në Qendrën shkencore-artistike “Shtëpia e Uranisë” të ASHAM-it në Ohër.
Ekspozita, e cila do të zgjasë deri më 27 gusht, përfshin disa vepra tashmë të njohura të autorit, por edhe prezantimin e një projekti konceptual krejtësisht të ri, një objekti madhështor në përmasa të mëdha, prej bronzi dhe çeliku.
Është ide e zhvilluar së bashku me ambasadorin Jordan Plevnesh, autorin e romanit më të shkurtër në historinë botërore, “Mrekullia e tetë e botës”, djepi i qytetërimit.
Kuratorë të ekspozitës janë Plevnesh dhe Venko Andonovski.
Projekti konceptual “mrekullia e tetë e botës” si ide parasheh vendosjen e një skulpture gjigante prej bronzi në malin Galiçicë, në vendin nga ku shihen dy liqenet – Ohri dhe Prespa.