Në prag të 11 Tetorit, një prej festave më të mëdha nacionale, në Bibliotekën e qytetit “Borka Taleski” në Prilep, do të hapet ekspozita me vepra të piktorit akademik Sergej Andreevski në kuadër të manifestimit “Mbrëmja e tetorit: Festë e artit, poezisë dhe verës” e cila do të mbahet nesër më 10 tetor me fillim nga ora 18:30.
Në kuadër të këtij manifestimi, tre aktorë të Teatrit të Prilepit, Daniella Ivanoska, Natasha Naumoska dhe Dimitar Gjorgjievski do të recitojnë poezi të Petre M. Andreevski dhe nga Svetllana Hristova-Jociq.