Në Pallatin Pizani-Revedin, në Venecia, është në zhvillim e sipër ekspozita “Artistët botërorë për Venedikun”, projekt ky që po realizohet sipas idesë dhe me udhëheqjen e Ljupka Delleva, artiste vizuale që prej vitit 2001 jeton në Itali.
Në vitin 2019, kur Venecia u godit nga përmbytjet që shkaktuan dëme të mëdha materiale, tridhjetë artistë vizual maqedonas iu përgjigjën thirrjes së Dellevës për një ekspozitë bamirësie dhe dhuruan veprat e tyre si shprehje e ndjeshmërisë që lidh kombet. Përveç Dellevës, ekspozita përfshin vepra të Lladisllav Cvetkovskit, Mikica Trujkanoviq, Simonida Kitanovska, Nada Prlja, Zhaneta Gelevska-Veljanovska, Goce Nanevski, Aleksandra Dimitrova, Krunisllav Stojanovski, Ana Spasova, Marina Lleshkova, Strahill M. Petrovski, Jana Maneva-Çuposka, Ana Trajkovska, Iva Stankovska, Darko Markoviq (donacion nga Sonja Abaxhieva), Dijana Tomiq-Radevska, Aleksandar Tanevski, Zoran Jakimovski, Boris Shemov, Venko Cvetkov, “Zero kolektiv”, Doroti Paçkova, Lençe Llambevska Gullevska, Maja Dimitrova, Darko Anicin, Gordana Vinçiq, Tanja Tanevska, Predrag Tasiq, Novica Trajkovski dhe Violeta Çapovska.