Ekspozita e veprave nga kolonia artistike “Dren 2024” në Qendrën për Kulturë në Prilep

од admin_kult

Nesër, të enjten (14.11.2024) në ora 18:30 do të hapet ekspozita me vepra nga kolonia artistike Dren 2024 në sallonin e artit (hollin) në Qendrën për Kulturë “Marko Cepenkov” në Prilep.

Në kuadër të ekspozitës do të prezantohen 30 vepra të artistëve nga vendi dhe jashtë vendit që kanë krijuar në koloninë e 16-të “Marko Cepenkov – Dren 2024”, e cila u mbajt nga 8 deri më 13 gusht 2024.

Artistët e kolonisë, e cila u realizua me mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, punuan këtë vit me një temë të lirë, duke krijuar vepra të reja arti që do të jenë pjesë e koleksionit të pasur të Qendrës.

Vizitorët do të mund të shohin veprat e Petja Gjeorgjieva nga Bullgaria, Nebojsha Stankov, Sreçko Zdravkoviç, Jovana Gjuriq, Nemanja Vuçkoviq, Milica Alimpiq Iliq nga Serbia, Radica Lelova Dokuzovska, Aleksandar Tanevski, Svetllana Popova, Suarta Lufi, Angjella Lufi, dhe Sllobodan Millosheski nga Maqedonia dhe prilepasit Toni Çatleski, Marjan Stojanoski, Stole Durllanov dhe Nikola Dimeski.

Me hapjen e ekspozitës dhe koncertit të FIA Trios, Q.K. “Marko Cepenkov” do të shënojë 45 vjet nga themelimi.

Këtë muaj ditëlindjeje tashmë janë mbajtur dhjetëra koncerte dhe vijon koncerti i oktetit të Prilepit me datë 15.11, koncerti “Bilbili i dehur” me datë 20.11, shfaqje filmash, ekspozita, shfaqje teatrale dhe kremtimi i 70 vjetorit të botimit të revistës për literaturë, art dhe kulturë “Stërmezh”.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе