Ekspozita e Valmir Azirit në Kumanovë

од admin_kult

Në Qendrën e Kulturës “Trajko Prokopiev” në Kumanovë sot me fillim nga ora 19:00 do të hapet ekspozita e pikturave me titull “Ad TERRA” e artistit figurativ, Valmir Aziri.

Valmir Aziri ka diplomuar dhe magjistruar në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Tetovës, në degën e dizajnit grafik në klasën e profesor Safet Spahiut. Është anëtar i Shoqatës së Artistëve Figurativ. Deri më tani ka realizuar disa ekspozita të pavarura dhe ka marrë pjesë në disa ekspozita grupore. Ekspozita në Kumanovë do të qëndrojë deri më 13 nëntor 2024.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе