Në Muzeun e Qytetit të Shkupit, nesër, më 25 tetor, në ora 20:00 do të hapet ekspozita e qeramikës me titull “Pikaso ndoshta unë 2” nga Filip Fidanovski.
Në kuadër të ekspozitës do të prezantohen 17 punime të punuara në qeramikë, të lyera me engobe, glazurë dhe ar 18 karat për qeramikë dhe porcelan.
Kurator i ekspozitës është prof. Dr Kiril Penushliski.
Ekspozita, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 5 nëntor, është nën patronazhin e Ambasadës së Mbretërisë së Spanjës dhe mbështetet financiarisht nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit.