Në Qendrën e kulturës në Manastir është hapur ekspozita e pikturave “Vajza maqedonase” e punuar në teknikë vaji nga Rade Najdovski.
Pikturat janë të frymëzuara nga kostumet popullore nga vise të ndryshme të vendit, përkatësisht nga kostumet Mijaci nga Galiçniku, Krusheva dhe Smileva, kostumet nga Fusha e Manastirit, nga Drimkoli i Debarit etj.
Ekspozita është pjesë e manifestimeve shoqëruese të Festivalit të këngës dhe vallëve popullore “Ditët e Ilindenit”.