Ekspozita e Kiro Urdin në Bukuresht

од admin_kult

Pas performancës së fundit të suksesshme në galerinë “Amadlozi” të Qendrës së Trashëgimisë Kulturore Afrikane në Majami, Florida, me ekspozitën “Paraardhësit”, artisti multimedial maqedonas Kiro Urdin do të prezantohet në Bukuresht.

Në galerinë e shquar “Konstantin Brankushi”, që ndodhet në Qendrën e konferencave në godinën mbresëlënëse të Parlamentit rumun, artisti ynë do të prezantohet me një prezantim të ri të ekspozitës “Tabulla Rasa”, në një sipërfaqe prej afro 600 metrash katrorë. Në dy monitorë në galerinë, vizitorët do të mund të shikojnë dokumentarët e Urdinit, “Planetarium” dhe “Tabulla Rasa”.

Udhëheqëse e ekspozitës është historianja e artit Marika Teoharevska, ndërsa komisioner i projektit është historiani i artit Jane Teoharevski.

Ekspozita, e cila do të hapet më 2 gusht dhe do të zgjasë deri më 31 gusht, është e mbështetur financiarisht nga Ministria e Kulturës.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе