“Bitola via Dibar” titullohet ekspozita e fotografive të vjetra të fotografit manastir Zafir Oshavkov (Dibër, 1905 – Manastir, 1996), e cila do të hapet sot, më 12 dhjetor, në ora 19:00 në Institutin dhe I.N Muzeun Manastir.
Autor i ekspozitës, e cila do të jetë në dispozicion të vizitorëve deri më 31 dhjetor, është Robert Jankulloski, profesor universitar dhe drejtor i Qendrës maqedonase për fotografi.
Në kuadër të ekspozitës do të shfaqen 30 fotografi të realizuara nga viti 1930 deri në vitin 1945, të punuara nga negativë origjinalë (pjata qelqi), të cilat janë nga koleksioni i Qendrës maqedonase për fotografi.