Në sallën e ekspozitës së IN Qendrës së Kulturës „Trajko Prokopiev” – Kumanovë sot (21 prill) në ora 13 do të hapet ekspozita me fotografi, e cila do të promovojë kompletin e artë ekskluziv që janë gjetur në Negotinë. Në ekspozitë prezentohen objektet që janë gjetur gjatë hulumtimeve në lokalitetin arkeologjik „Ormankov Grob” që gjendet afër Negotinës. Ekspozita është në suaza të bashkëpunimit shumëvjeçar në mes Muzeut të qytetit të Negotinës dhe IN Qendrës së Kulturës „Trajko Prokopiev” – Kumanovë.
Kompleti i artë ekskluziv si raport kolektiv që daton nga shekulli IV-III është një nga gjetjet më domethënëse dhe më përfaqësuese të këtij lloji që nga fillimi i periudhës maqedono-heleniste në territorin e RM së Veriut. Ky thesar i jashtëzakonshëm kulturor u prezentua në Muzeun Kombëtar prestigjioz „Keltten-Romer Museum” në Manhing, Gjermani bashkë me maskën e artë të Ohrit. Sot gjendjen në muzeun Arkeologjik në Shkup, ku është ku është në dispozicion të publikut të gjerë botëror. Ekspozita me fotografi deri më tani është prezantuar në Negotinë dhe Kavadar.
Ekspozita në Kumanovë do të qëndrojë deri më 4 maj.