Ekspozita e bienales “Skica 2022” viziton Velingradin në Republikën e Bullgarisë

од admin_kult

Në Galerinë e Arteve “Cveta Shumanova” në Velingrad, më 14.07.2023. (e premte) në orën 17:30 do të hapet ekspozita e bienales “Skica 2022”.

Ekspozita është rezultat i bashkëpunimit të mirë në mes të I.N Qendra për Kulturë “Trajko Prokopiev” – Kumanovë dhe Galerisë së Arteve “Cveta Shumanova” – Velingrad. Ky projekt ndërkombëtar do të jetë pjesë e programit të edicionit jubilar të 50-të të Ditëve të Kulturës së Velingradit.

Në kuadër të ekspozitës do të prezantohen 27 vizatime në formate të ndryshme, nga 14 artistë akademikë figurativë nga disa gjenerata: Zoran Jakimovski, Muhamedali Alili, Stefan Jakimovski, Hanife Islami, Dejan Arsovski – Babata, Zoran Arsovski – Babata, Milena Arsovska, Simona Jakimovska, Aleksandar Stefanovski, Ana Jovanovska, Valentina Ilijevska, Stefan Ançevski, Marija Veliçkovska dhe Simona Dimkoviq.

Edicioni i tetë i ekspozitës së bienales së vizatimeve “Skica 2022” është projekt i I.N Qendra për Kulturë “Trajko Prokopiev” – Kumanovë dhe është pjesë e programit vjetor të Ministrisë së Kulturës.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе