Ekspozita “Arti austriak pas vitit 1945” do të hapet nesër më 30 tetor në ora 18:00 në Hamamin e Daut Pashës në Shkup. Ekspozita shpalos aspekt të rëndësishëm të identitetit kulturor austriak për audiencën maqedonase. Ai hap një mundësi për të parë disa nga veprat e disa prej autorëve që gjatë dekadave të fundit morën pjesë në formimin e skenës së artit austriak dhe në afirmimin e tendencave të reja artistike.
Bëhet fjalë për përzgjedhje prej 50 piktura dhe disa skulptura– vepra arti bashkëkohor nga disa autorë, të cilët me potencialin e tyre krijues dhe intelektual luajtën rol të rëndësishëm në zhvillimin e artit figurativ austriak pas vitit 1945 dhe sot janë pjesë e disa koleksioneve private.
Ekspozita, e cila do të jetë e hapur për vizitorë deri më 15 nëntor, është pjesë e shënimit të 30 vjetorit nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Maqedonisë dhe Austrisë dhe është një nga mundësitë për afrimin e popujve të dy vendeve.