Në Muzeun e Artit Bashkëkohor- Shkup, nesër në orën 19:00 do të hapet ekspozita reviale me përzgjedhje të 45 veprave nga 45 autorë, nga koleksioni i MAB-it si dhe vepra që janë pronë e artistëve – staf të Fakultetit të Artit Figurativ (FAF), që nga themelimi i tij deri në ditët e sotme.
Ekspozita paraqet ngjarjen qendrore dhe festën zyrtare të 45-vjetorit të themelimit të Fakultetit të Artit Figurativ– Shkup. Ajo, gjithashtu, paraqet simbolikisht vazhdimësinë dhe evolucionin e shprehjeve artistike që janë zhvilluar gjatë katër e gjysmë dekadave.
Përveç veprave artistike, ekspozita do të shoqërohet me materiale dokumentarë që dëshmojnë për historinë dhe aktivitetet e fakultetit.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët për një muaj e gjysmë, duke ofruar mundësinë e veçantë për të përjetuar trashëgiminë artistike që ka lënë fakulteti gjatë këtyre 45 viteve.