Edicioni i pestë i “Flipbuk Film Festival” do të mbahet në Kinotekë nga data 8 deri më 11 gusht. Në kuadër të festivalit do të shfaqen rreth 100 filma kryesisht, studentor, përzgjedhje dokumentarësh të animuar, video të animuara dhe panorama evropiane.
Në kuadër të festivalit do të mbahen disa punëtori për prodhimin e filmave të animuar dhe flip-booksave, si dhe librat “Ligjërata mbi modernizmin e filmit” nga historianja e filmit dhe profesoresha në Universitetin e Zagrebit Nikica Giliq, e cila do të jetë pjesë e jurisë, do të promovohet libri “Michael Dudok de Wit: A life in animation”, botuar nga CRC Focus nga autorja Andrijana Ruzhiq, teoriciene dhe historiane e filmit të animuar, pjesë e jurisë së këtij viti, romani dygjuhësh “Evacid”, e shoqëruar me ekspozitën, të shkrimtarit dhe artistit tonë vizual Nikolla Radulloviq, fitues i vitit të kaluar i çmimit për videon më të mirë të animuar dhe anëtar jurie i këtij viti, dhe librin me karikatura të doajenit të karikaturës dhe animacionit maqedonas Tode Risto Blazhevski, shoqëruar edhe me ekspozitë.
Edicioni i sivjetshëm i Festivalit të Filmit Flipbook është mbështetur nga organizata Eco Svest, e cila do të ndajë çmimin për filmin më të mirë me temë ekologjike, Kinotekën dhe Agjencinë e Filmit të Maqedonisë.