Me shfaqjen “Çifti i hapur” nga Dario Fo dhe Franka Rame, me regji të Sulejman Rushitit, interpretuar nga aktorët nga Gostivari dhe teatri “Aleksandar Moisiu” nga Durrësi, dje në Qendrën e kulturës në Dibër ka filluar edicioni i 23-të i festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoni”.
Në ditët në vijim para publikut dibran do të prezantohen shtëpitë teatrore nga Shkupi, Tetova, Gostivari, Durrësi, Podujeva dhe Presheva. Në natën e fundit të festivalit, nga teatri i Preshevës do të shfaqet shfaqja “Grafiti” e Mehmet Krajës, pas së cilës do të ndahen çmimet për shfaqjen më të mirë, regjisor, aktor dhe aktore.
Festivali, i cili mbahet deri më 30 shtator dhe realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe komunës së Dibrës, është i fundit nga më së shumti aktivitete në kuadër të manifestimit “Vera kulturore Dibër 2024”.