Filmi i autorit edhe këtë vit do të jetë në qendër të Festivalit të 19-të Ndërkombëtar të filmit “Asterfest”, i cili do të hapet më 1 gusht (20:30) në Amfiteatrin e Strumicës. Festivali do të hapet me filmin kroat “Njeriu që nuk mund të heshtte” me regji të Nebojsa Slijepçeviq.
Laureat i çmimit “Aster” në “Asterfest” të sivjetmë është regjisori dhe skenaristi maqedonas Antonio Mitriqeski, i cili këtë çmim prestigjioz e merr për poetikën e tij të jashtëzakonshme kinematografike dhe krijimtarinë filmike të frymëzuar. Çmimi Mitriqeskit do t’i jepet në hapjen e “Asterfest”.