“Përleshje. Jo luftë” është motoja me të cilën mbrëmë në QMK filloi edicioni i katërt i Festivalit të Poezisë në Shkup, i cili do të mbahet deri më 1 qershor në disa lokacione në Shkup – Qendrën Kulturore Rinore (kinema “Frosina”), Biblioteka e qytetit. “Vëllezërit Milladinov” dhe kafene- libraria “Bukva”.
Do të ketë poetë nga Norvegjia, Irlanda, Sllovenia, Greqia, Kroacia dhe Serbia kurse do të performojnë edhe njëzet poetë vendas.
Siç njoftoi organizatori, programi i festivalit përfshin disa lexime poetike si dhe promovime librash, ekspozitë artistike, do të shfaqen disa filma me poezi, do të mbahet një masterklas për realizimin e filmave me poezi, si dhe do të mbahet një orë joga dhe lexim i poezisë në natyrë.