Nën moton “Ne e dimë çfarë jemi, por nuk dimë çfarë mund të jemi”, nga sot (20 maj) deri më 26 maj, në Koçan do të mbahet Festivali i 61-të i Dramës Amatore Maqedonase (FDA).
Teatri Kombëtar “Jordan Haxhi Konstantinov-Xhinot” nga Velesi do të jetë i ftuar në ceremoninë e hapjes me shfaqjen “Darkë për budallenjtë”. Përveç kësaj, në garë për çmime, në programin e festivalit të sivjetmë, dashamirët e teatrit do të mund të shikojnë shfaqjet e dhjetëra grupeve dhe ansambleve vendore dhe dramatike nga Nishi, Kragujevaci, Prokuplja dhe Smederevska Pallanka nga Republika e Serbisë.
Programi i festivalit, i cili do të realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Komunës së Koçanit, do të pasurohet edhe me ngjarje shoqëruese kulturore.