Edicioni i gjashtë i Festivalit të Filmit të Ri Evropian ” Festivali i Filmit në plazh (Beach Film Festival)”

од admin_kult

Nga data 19 deri më 23 korrik në Ohër do të mbahet edicioni i 6-të i Festivalit të Filmit të Ri Evropian “Festivali i Filmit në plazh”.

Festivali do të hapet me shfaqjen e filmit të shkurtër “Skenari” i Aleksandra Kardallevskës dhe filmit artistik “Shumë e ekspozuar” nga Eleonora Veninova, ndërsa për mbyllje është paralajmëruar shfaqja e filmit slloven “Diçka e ëmbël”.

– I themeluar zyrtarisht në vitin 2018, Festivali i Filmit në plazh (Beach Film Festival) është ngjarje e hapur, ndërdisiplinore kushtuar zhvillimit të filmit të ri evropian dhe identifikimit të tij si fenomen i veçantë kulturor. Edicioni i sivjetshëm do të mbahet në katër lokacione: plazhi Sllavia, anijet Armada, Saraishte dhe Qendra Rinore e Ohrit – informojnë nga Qendra për Inovacione Sociale “Blink 42 – 21” të cilët janë organizatorë të festivalit.

Prej atje shtojnë se festivali në programin e tij përpunon tri kategori zyrtare, filma të metrazhit të gjatë, metrazhit të shkurtër dhe metrazhit të shkurtër studentor, ndërsa në repertoar është në fokus edhe një vend – Franca, një përzgjedhje speciale dhe një program muzikor.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе